2006-02-10 19:49:25

Argumentet kryesore të 10 shkurtit: këtu mund të dëgjoni emisionin e plotë.


RealAudioMP3 Në Kosovë u zgjodh presidenti i ri. Fatmir Sejdiu bëhet trashigimtar i vijës politike të përuruar nga Presidenti Ibrahim Rugova.


Shërbimi i fesë është shërbim gëzimi” kështu tha Papa Benedikti i XVI në audiencën e sotme me pjesëmarrësit e mbledhjes plenare të Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e Fesë.


Akti i fundit i dashurisë i priftit italian dom Andrea Santoro vrarë në Turqi: nëna e meshtarit e fali vrasësin e të birit. Sot paradite u krye riti i salikimit nga Kardinali Ruini. Por në Turqi vijojnë sulmet ndaj misionarëve. Mësohet se meshtari kroat Dom Martin Kmetec u kërcënua me vdekje nga një grup nacionalistësh, të cilët hynë me dhunë në qelën e tij në Izmir.


Të bëhen përpjekje të reja ndërkombëtare ndaj varfërisë në mënyrë të veçantë në Afrikë, kontinent i përjashtuar nga politikat e zhvillimit ekonomik: kështu u shpreh vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së Imzot Celestino Migliore.


Nesër paradite (11/2/2006) në orën 11.00 në katedralen e Zemrës së Krishtit dhe Zojës së Bekuar në La Storta, në periferi të Romës, shugurohet meshtar diakoni i ri nga Shkreli i Shqipërisë, Dom Lulash Brrakaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.