2006-02-09 11:16:41

Në Adelaide të Australisë kremtimet e Ditës së 14-të Botërore të të sëmurit.


Do të arrijnë kulmin më 11 shkurt, ditën e kujtimit liturgjik të Zojës Lurdë. Mesha e hapjes, që do të kryesohet nga kryeipeshkvi i Adelaides, imzot Filip Uillson, do të pasohet nga ligjërata e hapjes e të Dërguarit të posaçëm të Papës, kardinalit Havier Lozano Barragan, kryetar i Këshillit Papnor për baritorinë e shëndetit. Kremtimet e këtij viti i kushtohen temës të sëmundjeve mendore. Benedikti XVI, i cili jep me këtë rast ndjesën e plotë, në mesazhin e tij për këtë Ditë, nxit në mënyrë të veçantë për të ndihmuar ata që vuajnë nga probleme lidhur me sëmundjet mendore. Mbi këtë nxitje të Papës, të dëgjojmë kardinalin Lozano Barragan, në mikrofonin e radios sonë:
***
- Po, mendoj se tërheq vëmendjen në radhë të parë mbi numrin e madh të njerëzve me të meta mendore në botë: 450 milion vetë. Pastaj na kujton edhe sëmundje të tjera të tmerrshme, por ndërmjet tyre, sëmundja mendore e bën njeriun të vuajë në thellësi të shpirtit, të qenies së tij. Për një njeri të tillë duhet të tregojmë gjithë vëmendjen tonë, siç thotë edhe Papa, duke u përpjekur ta shoqërojmë e ta shërojmë.
***
- Në shumë vende, nënvizon Papa në mesazh, nuk ka endè ligje në këtë drejtim, ndër të tjera mungon një politikë që ka të bëjë me shëndetin mendor. Veç tjerash, thotë gjithnjë Papa, në shumë vende të botës, shërbimet për këta të sëmurë mungojnë, janë të pamjaftueshme ose në shpërbërje e sipër….
***









All the contents on this site are copyrighted ©.