Benedikti XVI u takua sot me kardinalin Kamilo Ruini, i cili nesër do të kremtojë,
në bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran, salikimet e don Andrea Santoros.
Benedikti XVI u takua sot me kardinalin Kamilo Ruini, i cili nesër do të kremtojë,
në bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran, salikimet e don Andrea Santoros, që
u vra në sa lutej në kishën e tij, në Trebizondë. Pak para se të vritej, i kishte
nisur Papës një letër jashtzakonisht prekëse për misionin e tij në ato vise. Këtë
e tregoi vetë Ati i Shenjtë dje, gjatë audiencës së përgjithshme, duke theksuar se
e kishte prekur pa masë fakti se meshtari, më shumë se për vete, shkruante për të
varfërit e tij, madje shkruanin ata vetë. Kjo letër u publikua sot, në sa një numër
i madh njerëzish po bëjnë homazhe në Kishën e Shenjtorëve Fabiani e Venanci, ku është
vendosur arkivoli me trupin e don Andreut, i cili ka qenë këtu famullitar për disa
vjet. Emocione të thella, lot, dhimbje, por sidomos lutje e shumë, shumë mirënjohje
për atë që e udhëhoqi famullinë romake të Shenjtorëve Fabiani e Venancio që nga viti
1994 deri në vitin 2000. Me këto ndjenja i afrohen njerëzit trupit të meshtarit të
vrarë mizorisht të dielën e kaluar në Trebizondë, vendosur në navatën qëndrore. Një
radhë e gjatë besimtarësh e autoritetesh vijon të presë për t’i dhënë lamtumirën famullitarit
që i kaloi çastet e fundit të jetës aq larg famullisë së tij e aq pranë të varfërve
që i zevendësuan të tijtë. Prandaj edhe homazhet janë kaq prekëse, kaq të sinqerta.
Dikush kujton një frazë, tjetri një anekdotë, tjetri një porosi, gjë që tregon qartë
se famullitari ka lënë gjurmë të thella në zemrën e besimtarëve të tij, gjurmë që
koha nuk do ta ketë të lehtë t’i shlyejë.