2006-02-09 19:27:24

Argumentet kryesore të programit të 9 shkurtit: këtu mund të dëgjoni emisionin e plotë.


RealAudioMP3 Ati i Shenjtë Benedikti XVI-të do të vizitojë Turqinë nga data 28 deri më 30 nëntorin e ardhshëm.

Papa Ratcinger priti sot në Vatikan gruan e presidentit amerikan Bush. Pastaj ka takuar kardinalin Ruini, i cili nesër do të kremtoi në bazilikën e Shën Gjonit në Lateran funeralin e prifit don Andrea Santoro.

Në Adelaide të Australisë, kanë filluar kremtimet për Ditën e 14-të botërore të të sëmurit.

Akoma protesta në botën islamike kundër karikaturave mbi Muhametin, derisa gazeta daneze, që i botoi e para, u kërkon falje besimtarëve myslimanë. Komenti i gazetarit libanez Kamill Eide.

Festa shiite e Hashurës është përgjakur nga dhuna në Pakistan e në Afganistan. Gjatë ndeshjeve me armë mes besimtarëve myslimanë shiit e sunit viktimat kanë vdekur mbi 30 persona.

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dënon aktin e marrjes peng të autobusit të linjës Kukës-Tiranë dhe dekoron me medalje të artë, policin e vrarë, Fran Kaçorrin.

Në Kosovë nesër në mbledhjen e paraditës, Parlamenti do të zgjedhë zëvendësin e presidentit Ibrahim Rugova.

Kalendari kishtar i 9 shkurtit përkujton Shën Apolloninë, virgjër e martire dhe Shën Sabinin e Avelinit, ipeshkëv.







All the contents on this site are copyrighted ©.