2006-02-08 19:37:06

Në fillim të programit të 8 shkurtit ia Argumentet kryesore të emisionit të 8 shkurtit: këtu mund të dëgjoni programin e plotë të ditës


RealAudioMP3 “Zoti nuk është indiferent ndaj njeriut, as nuk është mendjemadh sikur ndodhë nganjëherë në pushtetin njerëzor. Dashuria, drejtësia dhe shenjtërimi janë cilësitë e tij hyjnore”. Kështu tha Papa Benedikti XVI-të gjatë audiencës së përgjithshme sot në Vatikan, duke komentuar Psalmin 144 të Biblës.

Me tri takime të rëndësishme në shenjë të dashurisë e të solidaritetit, kremtohet Dita e 14-të Botërore e të Sëmurit në Adelaide të Australisë me pjesëmarrjen e të dërguarit të posaçëm të Papës, kardinalit Barragàn.

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Jeronim Emilianin dhe Shën Gjyzepina Bakitën: jeta e tyre për besimtarët është shembulli i një besnikërie të guximshme ndaj Krishtit.

Ne nuk do të lejojmë asnjë bandë apo grup banditësh të rrezikojë jetën e qytetarëve: me këto fjalë Kryeministri i Shqipërisë dënoi veprën e dy pengmarrësve që rrëbyen sot një autobus me udhëtarë në Rrëshen në rrugën Kukës-Tiranë dhe shtinë me armë ndaj policisë që liroi pengjet. Bilanci është tragjik: një i vrarë e 6 të plagosur.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka kërkuar sot nga Kryesia e Kuvendit, që seanca solemne parlamentare për votimin e kryetarit të ri të vendit të mbahet të premten dhe jo të hënën më 13 shkurt. Kjo kërkesë ka marrë edhe mbështetjen e dy grupeve tjera parlamentare, asaj të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Reformiste Ora.

Sekretari i përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka shprehur shqetësimin për “ekzekutimet e pikëzuara” nga ushtria izraeliane, e cila ka vrarë 11 milicë palestinezë të Jihadit islamik e të brigatave të martirëve Al Aksa.
RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.