2006-02-07 20:06:22

Telegram ngushëllimi nga ana e Papës për vdekjen e jezuitit Atë Elia Komës në Burundi


Papa Benedikti XVI, menjëherë pasi mori njoftimin për vdekjen tragjike të Atë Elia Komës, u shprehu gjithë anëtarëve të familjes dhe sivëllezërve jezuitë, simpatinë e tij dhe i siguroi se i lutet Zotit të jetës për shpirtin e të ndjerit e për ngushëllimin e të gjithë atyre që janë në zi për vdekjen e rregulltarit. Me këto fjalë nis telegrami që i dërgoi sot Papa, përmes sekretarit të Shtetit të tij, kardinalit Angelo Sodano, nuncit apostolik në Burundi, Imzot Paul Gallager.
Papa – vijon mesazhi – falënderon Zotin për veprimtarinë e kryer nga Atë Koma në shërbim të rritjes shpirtërore të të gjithë atyre, që patën fatin të përfitojnë nga apostullimi i jezuitit. Shenjtëria e tij – vijon telegrami – i nxit të gjithë ata që kryejnë akte dhune, të heqin dorë përfundimisht nga kjo veprimtari që mbjell vdekjen, për të krijuar kushte që gjithë banorët e vendit të jetojnë në paqe e siguri.







All the contents on this site are copyrighted ©.