2006-02-07 19:48:23

Argumentet kryesore të 7 shkurtit:këtu mund të dëgjoni programin e plotë të ditës




RealAudioMP3 Ngushëllimet e Papës për vrasjen e jezuitit burundez. Benedikti XVI-të bën thirrje të hiqet përfundimisht dorë nga dhuna në mënyrë që Burundi të rigjejë paqen.

Ka mbërrijë në Itali nga Turqia trupi i pajetë i misionarit dom Andrea Santoro, ndërsa varësi i tij është arrestuar.

Kremtohet në kryedioqezën e Shkodrës ‘Dita për jetën’, ndërsa Kisha e Elbasanit shënoi 9 vjetorin e shugurimit.


Kryesia e Kuvendit të Kosovës, vendosi që Kuvendi të mblidhet solemnisht të hënën më 13 shkurt për ta zgjedhur Presidentin e ri të Vendit.


Vdiq në Milano, piktori i mirënjohur shqiptar Ibrahim Kodra. Kishte lindur me 22 prill 1918 në Ishëm të Durrësit. Punimet e tij u ekspozuan krahas atyre të Pablo Pikasos, Matis, Modiljanit, Dali e tjerëve. Disa nga veprat e Ibrahim Kodrës gjinden edhe në muzeumet e Vatikanit.

Në Liban Hezbollahët arritën një marrëveshje me partinë e liderit të krishterë Mishel Aun për të vën bazat e një aleance për të ardhmën.

Duke shfletuar kalendarin e 7 shkurtit, përkujtojmë shën Rikardin, ndërsa duke shfletuar kalendarin historik, përkujtojmë vdekjen e Mati Logorecit, gjuhëtarit, historianit dhe mësuesit të njohur.








All the contents on this site are copyrighted ©.