2006-02-06 20:46:16

Gjaku i derdhur të bëhët farë shprese për ndërtimin e vëllazërimit të vërtetë në mes popujve: me këto fjalë Papa Ratzinger e kujtoi vrasjen e prfitit katolik don Andrea Santoro në Turqi dërsa po lutej në Kishë.



Një nga lajmet më tronditëse për Kishën është ai i vrasjes së don Andrea Santoros, meshtarit 58 vjeç, që u qëllua dje me armë zjarri në famullinë e Shën Marisë në Trebisondë të Turqisë. Ndërsa pritet arritja e trupit të tij në Romë për salikimet, sqarohet se don Santori u vra me dy plumba nga një adoleshent. Para se të qëllonte mbi meshtarin, që lutej pranë elterit të Kishës së tij në Trebizondë, vrasësi bërtiti: “Allahu është i madh!”. Vriste kështu një njeri që ia kishte kushtuar gjithë jetën Krishtit, dialogut me fetë e kulturat, mirëkuptimit reciprok ndërmjet popujve.
Papa Benedikti XVI e quajti sot meshtarin e vrarë, fidei donum i klerit romak, ‘dëshmitar guximtar i Ungjillit të dashurisë së krishterë’. Përmes dy telegrameve, drejtuar sot kardinalit Kamilo Ruini dhe vikarit apostolik në Anatoli, imzot Luigji Padovezes, Papa dënon çdo formë dhune dhe uron që gjaku i derdhur nga don Andrea të bëhet ‘farë shprese’ për krijimin e vëllazërisë së vërtetë ndërmjet popujve”.
Po cilat janë shkaqet e vërteta të kësaj vrasjeje, prej nga lindë pyetja: të jetë e lidhur edhe kjo me tensionin e përgjithshëm aktual të botës myslimane që vijon?







All the contents on this site are copyrighted ©.