2006-02-04 14:55:12

Më 25 janar 2006 në Shtrasburg Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APCE) dënoi ashpër krimet komuniste, shkeljet e panumërta të të drejtave të njeriut nga regjimet komuniste totalitare .


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APCE) dënon ashpër shkeljet e panumërta të të drejtave të njeriut nga regjimet komuniste totalitare dhe vlerësoi lart viktimat e këty krimeve, që humbën jetën sepse iu kundërvunë dhunës.

 
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APCE) pak ditë më parë dënoi ashpër shkeljet e panumërta të të drejtave të njeriut nga regjimet komuniste totalitare dhe vlerësoi lart viktimat e këty krimeve, që humbën jetën sepse iu kundërvunë dhunës.

 
Asambleja, në të cilën bëjnë pjesë parlamentarët e 46 shteteve evropiane, deklaroi përmes një Rezolute se në ish-vendet komuniste janë kryer vrasje dhe ekzekutime individuale e kolektive; shumë njerëz kanë vdekur ndër kampet e përqëndrimit nga vuajtjet, të tjerë kanë humbur jetën nga uria, nga internimet, torturat, puna e detyruar dhe forma të tjera të terrorit fizik kolektiv.
Popujt e ish-Bashkimit Sovjetik dhe të satelitëve të tij kanë qenë viktimat kryesore të këtyre krimeve.
Përveç denoncimit, parlamentarët evropianë ftuan të gjitha partitë komuniste dhe pas-komuniste të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të rishqyrtojnë, në se nuk e kanë bërë akoma, historinë e komunizmit dhe të kaluarën e tyre dhe ta dënojnë hapur atë.
Asambleja mendon se qëndrimi i qartë që mban bashkësia ndërkombëtare, mund të japë një ndihmesë të madhe për pajtimin në këto vende.
Këshilli i Evropës ka zgjedhur një çast i favorshëm për hapjen e këtij diskutimi, në sa flitet për përfshirjen në Organizatë të të gjitha vendeve ish-komuniste, me përjashtim të Bjellorusisë, për shkak të mbrojtjes të vlerave themelore siç janë të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës.
Ndërkaq u hodh poshtë një projekt-porosi për vendet evropiane për adoptimin e një deklaratë të tillë e për fillimin e hetimeve gjyqësore ndaj personave përgjegjës, sepse nuk u arrit dy e treta e nevojshme e votave.

 

 
 







All the contents on this site are copyrighted ©.