2018-05-21 15:59:00

Papa Françesku: sot paradite, takohet me krerët e dikastereve, pasdite, pret Cei


Sot paradite, në orën 09.30, në Sallën Bolonja të Pallatit Apostolik Vatikanas, Papa Françesku kryesoi takimin e Krerëve të dikastereve të Kuries Romake. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Ndërsa pasdite, në Sallën e Sinodit, në orën 16.30, audienca e Françeskut me Konferencën ipeshkvnore italiane(Cei), me rastin e asamblesë së përgjithshme, që vijon në Vatikan deri më 24 maj. Këtë vit, tema i nxit prelatët të reflektojnë mbi “Praninë kishtare në kontekstin aktual komunikativ”. Ipeshkvijtë do të konfrontohen mbi “përgjegjësinë edukative dhe misionare të Kishës në një kulturë të plazmuar fuqimisht nga komunikimi”, siç thuhet në komunikatën e tyre për shtyp.








All the contents on this site are copyrighted ©.