2018-05-21 15:07:00

Kisha Katolike e Kosovës promovon pesë libra të ri


Shtëpia botuese “Drita” e Kishës katolike të Kosovës, me 17 maj, në selinë e Ipeshkvit të Kosovës, në Prishtinë, promovoi pesë tituj të rinj librash. Në këtë ngjarje fetare e kulturore morën pjesë dashamirë të librit, motra, meshtarë, ipeshkvij, e deputetë të Kuvendit të Kosovës. Veprat  që u  promovuan janë:

Michel Remery, “Në Twiter me Zotin” #Big Bang, lutja, Bibla, seksi, kryqëzatat, mëkati, karriera…

Gjustina Cacaj – Shushka, Gruaja në veprën e Atë Anton Harapit.

Don Lush Gjergji, Shenjtëresha e Dashurisë. Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze.

Don Lush Gjergji, Virgjëra Mari në histori dhe në përshpirtëri.

Don Anton Uka, Fuqia e Besimit. Reflektim psiko-shpirtëror mbi psalmet 1-19. 

Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt........

                  Kisha Katolike e Kosovës promovoi pesë libra të rinj

Kisha Katolike e Kosovës, përkatësisht Shtëpia Botuese “Drita”, me 17 maj, në objektet e Ipeshkvit të Kosovës, në Prishtinë, promovoi pesë tituj të rinj librash. Në këtë ngjarje fetare e kulturore morën pjesë dashamirë të librit, motra, meshtarë, ipeshkvij, e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

 Vlen te veçohet se ne kete ngjarje me librin e tij ”Ne Twiter me Zotin” u prezantua edhe prifti holandez Michel  Remery. Për rëndësinë e ketij libri  sidomos per gjeneratat e reja foli ipeshkvi i Rreshenit, imzot Gjergj Meta. Duke u sherbyer me aspekte simbolike, ai tha se, ky liber eshte nje cicerime se si kjo bote virtuale mund te kete drejtim e funksion te mire.

 “Te gjithe e perdorim boten virtuale, e te gjithe kemi akses ne te. Bota virtuale mund të krahasohet me nje det, ku te gjithe mund te hyjne ne te, por problemi eshte se a dinë te gjithe te notojne. Puna e autorit ne kete liber eshte nje perpjekjeje shume serioze qe te cingeroj, e te ciceroj ne nje ambient ku ka shume zhurme. Ne duhet te dallojme cicerimen nga zhurma, sepse cicerima eshte zogu, eshte shpendi, eshte vet natyra qe na shtyn ne nje kontest tjeter dhe ky liber e ka kete pretendim”, tha vec tjerash imzot Gjergj Meta, duke trajtuar gjithnje kete material ne menyre simbolike.

 Nderkaq, autori i librit, prifti Michel Remery tha: “Ideja per kete liber me lindi kur e udheheqja nje famulli ne Holande dhe kur shoqerohesha me te rinj e te reja, me benin shume pyetje dhe meqe nuk arrisha t’u pergjigjesha u thash qe te mi shkruajne.  Pyetjet ishin te llojllojshme, ishte nje bashkebisedim i lire, nje takim miqesor dhe vellazeror, kjo zgjati rreth tre vjet. Bazuar ne pyetjet e tyre te pergjithshme e shtjellova kete liber,  ku e paraqes interesimin dhe kerkimin e  rinise se sotme per fene dhe kishen.

Me pas, Imzot Lush Gjergji permbelodhi ne menyre te shkurter rendesine e dy librave te tij  “Shenjteresha e Dashurise nga Shen Pali e deri te Shen Nene Tereza”, e “Virgjera Mari ne histori e pershpirteri” dhe librin e dom Anton Ukaj “Fuqia e Besimit. Reflektim psikoshpirteror  mbi Psalmet 1-19” duke i renditur si, memorie qe e mban gjalle kujtesen e ngjarjeve te rendesishme dhe reflektime shpirterore qe e ndihmojne njeriun e sotem per te thelluar njohjen mbi  Virgjeren Mari dhe Psalmet. 

"Gruaja ne vepren e At Anton Harapit” ishte nje veper tjeter, ku autorja, Gjystina Cacaj Shushka, tha se perjetimi i thelle qe e ka hasur gjate leximit te veprave te At Anton Harapit mbi poziten e gruas malesore ne familje e shoqeri, e ka frymezuar ate qe te shkruaj e ta ndriçoj edhe me shume figuren e gruas shqiptare ne trevat e malesise.

 Ne fund, te pranishmit i pershendeti ipeshkvi i Kosves, imzot Dode Gjergji, dhe pergezoi Shtepine Botuese “Drita” e famullitarin dom Fatmir Koliqin per angazhimin e botimeve te reja. “ Kisha permes botimeve te librave deshiron te leshoje nje ze, nje pershperime ne zemren e njeriut te ri, njeriut te sotem” tha ipeshkvi. E, duke permendur librin “Ne Twitter me Zotin”, ipeshkvi beri thirrje qe te krishteret te jene perdorues te jashtem te internetit, sepse siq tha, duke qene perdorues te jashtem ne dime te notojme e te lundrojme ne oqeanin e botes virtuale dhe arrijme deri te zemrat e njerëzve. Kjo ngjarje kulturore u begatua edhe me pika muzikore nga nxenesit e shkolles se muzikes ne Prishtine. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.