2018-05-13 12:30:00

Mbretëresha Qiellore me Papën Françesku


Sot, në mesditë, Papa Françesku tha lutjen e Mbretëreshës Qiellore së bashku  me besimtarët e ardhur nga të gjitha anët e botës në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Ungjilli i ditës, sipas Markut, në të cilin Jezusi i nis apostujt në emër të vet e pastaj ngjitet tek Ati Hyjnor, ishte në qendër të reflektimit të Papës, në solemnitetin e të Shëlbuemit apo të të Ngjiturit të Zotit në Qiell.

         Ndër të njëmbëdhjetët (Juda tradhtar zgjodhi tjetër rrugë), që Krishti i dërgoi në botë, bëjnë pjesë edhe pasardhësit e apostujve e edhe ne si Kishë. Jezusi na nis, na shoqëron e na jep forcë, ashtu siç pati premtuar. Që ditën kur në Vatikan festohej Solemniteti i të Ngjiturit të Zotit në Qiell, Papa Françesku shkruante kështu në Twitter: “Dhurata e çmuar, që Shpirti Shenjt sjell në zemrat tona, është besimi i thellë në dashurinë dhe në mëshirën e Zotit”.

         Po sot, Kisha Katolike kremton edhe festën liturgjike të Zojës së Fatimës e përkujton atentatin kundër Papës Gjon Pali II, në vitin 1981. Shenjti i mëvonshëm ishte i bindur se Zoja e pati shpëtuar nga vdekja e sigurt.








All the contents on this site are copyrighted ©.