2018-05-11 17:14:00

Vlera e harmonisë, në qendër të takimit të Papës me kryeministren rumune


Papa Françesku priti sot në audiencë Viorica Dăncilă, kryeministre e Rumanisë, e cila më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.

Marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Rumanisë ishin, sot paradite, në qendër të audiencës së Papës Françesku me Viorica Dăncilă-n kryeministre rumune. Gjatë bisedimeve - njofton Salla vatikanase e Shtypit - u vunë në dukje hapat e bëra për të favorizuar bashkëpunimin në fushën edukative. U prekën edhe disa tema të aktualitetit, ndërmjet të cilave, ajo e harmonisë në gjirin e shoqërisë rumune, në shërbim të së mirës së përbashkët. Së fundi, u kujtuan disa perspektiva për ardhmërinë e projektit evropian, lidhur edhe me presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian të cilën,  në semestrin e parë të 2019-tës,  do ta marrë Rumania.








All the contents on this site are copyrighted ©.