2018-05-09 11:06:00

Papa Françesku: "Kisha që na lind përmes Pagëzimit, është kraharor, është nëna jonë"


"Rilindja e njeriut të ri kërkon që personi i korruptuar nga mëkati të reduktohet në pluhur". Kёshtu tha mes tjerash Papa Françesku, duke komentuar në audiencën e sotme tё përgjithshme ritin qendror të Pagëzimit. "Imazhet e varrit dhe të kraharorit të nënës që i referohen burimit", për Papёn Françesku, "janë  imazhe qё mbeten tё skalitura nё mendje, ndihmojnë për të shprehur atë ngjarje tё madhe qё ndodh përmes gjesteve të thjeshta të pagëzimit".

Papa Françesku, gjatё katekizmit tё audiencës sotme tё përgjithshme, citoi në veçanti, "mbishkrimin që gjendet në Pagëzimoren e lashtë romake të Lateranit, afёr Bazilikёs sё Shёn Gjonit nё Lateran, nё Romё, në të cilën lexojmë, në latinisht, kёtё shprehje që i atribuohet Papës Sikstit III: 'Kisha Nënë lind fëmijët virgjër që përmes ujit ngjizën me frymën e Zotit. Ju qё keni rilindur nga kjo gurrë, shpresoni mbretërinë e qiellit". "Bukur!", komentoi Papa Bergoglio: "Kisha që na bën tё rilindemi, Kisha që është kraharor, është nëna jonë përmes pagëzimit. "Pagëzimi – tha akoma Papa Françesku - na hap derën për jetë së ringjalljes, jo të një jete tokësore".








All the contents on this site are copyrighted ©.