2018-05-05 08:00:00

Katholikentag, zëri i katolikëve gjermanë mbi fenë e politikën


Takim në Münster, nga 9 deri më 13 maj, për mbledhjen e madhe vjetore – e 101-ta - të katolikëve të Gjermanisë, me temë: “Kërkoje paqen!”. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qëndror të Ditëve katolike shpjegon – për agjencinë Sir - argumetet kryesore të njëmijë ngjarjeve, në të cilat do të jenë të pranishëm 45 mijë vetë, tashmë të regjistruar për të pesë ditët.

“Për ne ka më shumë rëndësi mundësia që na jepet për të treguar se katolikët marrin pjesë gjallërisht në jetën shoqërore në Gjermani, si qytetarë aktivë të vendit. E edhe mundësia për t’i shprehur lirisht mendimet mbi tema të veçanta e, sidomos, dëshirat për mënyrën e zhvillimit të shoqërisë” – kujton.

Me ta do të dialogojnë 10 nga 16 ministrat e qeverisë federale, ndërmjet të cilëve, Angela Merkel, që do të ballafaqohet me kardinalin Peter Turkson, lidhur me temën e drejtimit të konflikteve e të regjimeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.