2018-05-02 13:45:00

Afrika Qendrore: 16 të vdekur për shkak të dhunës fetare. Vritet një prift


Burra të armatosur e zhytën dje në kaos kryeqytetin e Afrikës Qendrore, Bangui: u sulmua kisha katolike, xhamia dhe spitali. Mbeti i vrarë edhe një meshtar. Bilanci i të vdekurve është ende i përkohshëm.

Janë të paktën 16, e ndërmjet tyre, edhe një prift katolik, njerëzit që mbetën të vdekur gjatë valës së sulmeve të armatosura, të cilat dje goditën një kishë katolike, ku u hodhën bomba dore gjatë Meshës, një xhami dhe struktura mjekësore të spitalit të kryeqytetit të Republikës Qendrafrikane, Bangui. Njoftimin e japin Kombet e Bashkuara, burime spitalore dhe ojq “Mjekë pa Kufij”.

Në Bangui, në kishën e Zojës së Fatimës - njoftojnë burimet vendase dhe kanalet e informacionit fetar - ishin mbledhur me qindra besimtarë, për të kremtuar festën e Shën Jozefit. Papritmas, gjatë Meshës, mes tyre u dukën burra të armatosur, që nisën të hedhin granata. Bilanci i të vrarëve dhe i të plagosurve nuk dihet ende saktësisht. Nuk është hera e parë që sulmohet kisha e Zojës së Fatimës në kryeqytetin qendrafrikan. U sulmua edhe  në maj të vitit 2014. Kujtojmë se ndërtesa e kultit ndodhet shumë pranë lagjes PK5, zonë myslimane, edhe ajo shpesh herë në qendër të ndeshjeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.