2018-04-30 08:00:00

Fjalimet e Papës mbi Evropën mbledhur në një libër


Doli në librari, vëllimi i botuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit LEV, me titull “Të rimendohet e ardhmja e marrëdhënieve. Fjalime për Evropën”, që përmbledh mendimet e Papës Françesku mbi kontinentin e vjetër.

“Papa Françesku – tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, gjatë paraqitjes – dëshiron të na befasojë gjithnjë dhe menjëherë, tregoi kujdes të veçantë për kontinentin e vjetër, i cili, gjatë viteve të fundit, ka qenë shpesh në ankth, i detyruar të përballojë kriza e sfida të reja, i përçarë nga ndarje të papara, pikërisht aty ku shpresohej të mos kishte më. Papa Françesku na mëson se çastet e krizës nuk janë pengesa të pakapërcyeshme. Përkundrazi, janë mundësi të reja”.

Libri përmbledh pesë reflektimet kryesore të Atit të Shenjtë mbi Evropën, duke filluar nga fjala në Parlamentin Evropian e në Këshillin e Evropës në Strasburg, më 25 nëntor 2014. Parathënia e vëllimit mban firmën e kardinalit Parolin.








All the contents on this site are copyrighted ©.