2018-04-28 08:15:00

Papa Françesku: filluan takimet me viktimat e abuzimeve në Kili


“Ati i Shenjtë filloi dje pasdite takimet e tij personale me viktimat e abuzimeve të kryera në Kili”. Kёshtu njofton drejtori i sallës sё shtypit tё Vatikanit, Greg Burke, me një njoftim të shkurtër botuar mbrёmё, në spanjisht. Burke informon se "nuk parashikohet ndonjë deklaratë tjetёr zyrtare rreth përmbajtjes tё të njëjtave (bisedime,) siç ka shpreh dëshirën Papa: prioritet i Atit tё Shenjtё është t'i dëgjojë viktimat, t'u kërkojë falje dhe të respektojë natyrёn e rezervuar tё këtyre bisedimeve".

Burke pёrfundon duke pohuar: "Në këtë klimë të besimit dhe tё riparimit të vuajtjes, vullneti i Papa Françeskut është t'u mundёsojë personave tё ftuar të flasin për aq kohë sa të jetë e nevojshme, kështu që nuk ka orar të caktuar e as përmbajtje të paracaktuara".








All the contents on this site are copyrighted ©.