"Do të doja të shprehja pjesëmarrjen time më të thellë me dhimbjen e Tom e Kate
në këtë moment humbjeje", kёshtu shkruan Imzot Malcolm McMahon, kryeipeshkёv i Liverpulit
në një deklaratë. "Alfie i vogël është në lutjet tona", siguron ipeshkvi. "Të gjithë
ata që janë goditur nga historia e betejës heroike të kёtij djali të vogël për jetën,
do ta ndiejnë thellë këtë humbje", por Alfie, i cili është i krishterë, ka "premtimin
e Zotit dashuri" e "pritjen e tij në shtëpinë qiellore".
Duke iu referuar "javëve të fundit të vështira" dhe "gjithçka që ndodhi në mediat
sociale", kryeipeshkvi thotë se "duhet të pranojmë se të gjithë ata që kanë qenë e
kanë marr pjesë nё jetën e Alfrit, kanë vepruar për të mirën e tij, siç dëshmuan gjestet
ndaj tij".
Imzot McMahon falënderon prindërit për dёshminё e "dashurisё sё pakushtëzuar për djalin e tyre" dhe stafin e spitalit Adler Hej për kujdesin e tyre profesional". Kryeipeshkvi përfundon duke kёrkuar qё "t’u respektohet njё hapësirë prindërve për të vajtuar vdekjen e djalit" e për t'u lutur për Alfie dhe pёr "të gjithë qё të gjejnë ngushëllim".
All the contents on this site are copyrighted ©. |