2018-04-25 15:15:00

Giornata Bambini Vittime contro la pedofilia


Sot, 25 prill, nisën veprimtaritë, që lidhen me Ditën e Fëmijëve Viktima, kundër pedofilisë, organizuar që nga viti 1995 nga Meter onlus.

“Kundër pedofilisë e pornografisë duhet një angazhim i vazhdueshëm. Është dramë tepër e nënvleftësuar e tragjedi e vërtetë për miliona fëmijë në botë”. Me këto fjalë don Fortunato Di Noto, kryetar i Meter onlus, e paraqiti sot Ditën XXII të Fëmijëve Viktima, kundër pedofilisë. Ngjarjet e lidhura me këtë nismë, organizuar që nga viti 1995 nga Meter onlus, filluan sot e do të përfundojnë më 6 maj, në Sheshin e  Shën Pjetrit, me përshëdetjen e shumëpritur nga ana e Papës.

Shumë fëmijë të pafajshëm vijojnë të kenë nevojë për ndihmë

“Ka shumë fëmijë - shkruan don Fortunato Di Noto në letrën me rastin e kësaj Dite - që kanë nevojë për angazhimin tonë të përhershëm në kohë. E ky angazhim nuk duhet të jetë as i rastit e as i improvizuar. “Është i pakonceptueshëm dhe i pamendueshëm - shton - ngulmimi në veprimtarinë e mbrojtjes së të vegjëlve të pafajshëm: e kjo, sepse një dhunë kësisoji nuk do të duhej të ekzistonte. Por, për fat të keq, ekziston. E prej këndej, edhe duhet të vijojë angazhimi kundër shpërdorimeve e dhunës, që shpesh kanë prirjen të përligjen me një mori  arsyesh, që të gjitha fare të paarsyeshme. Sepse jemi gjithnjë përballë një krimi tepër të shëmtuar e të pafalshëm! Prej këndej, edhe angazhimi, që synon ta shkundë ndërgjegjen e çdo njeriu, përballë sjelljeve të tilla të urryera, krime të vërteta kundër mbarë njerëzimit. E ky është edhe qëllimi i Ditës kushtuar Fëmijëve Viktima të pedofilisë, për t’iu kundërvënë dhunës, shfrytëzimit e indiferencës.   Ditë kjo - përfundon don Fotunato Di Noto - që, duke nisur nga viti 1995, Shoqata Meter onlus e kremton, për të reflektuar mbi kushtet në të cilat jetojnë fëmijët dhe “për ta sensibilizuar sa më shumë shoqërinë civile e bashkësinë kishtare lidhur me fenomenin e  pedofilisë e të pornografisë fëminore”.

Lutja për Ditën  

Po kujtojmë edhe lutjen, që lidhet me nismat e kësaj dite:

“Na jep, o Zot, hirin t’i shërbejmë me dashuri e respekt të vërtetë të vegjëlve,  të zgjedhurve të tu, e bëj të mos mungojnë kurrë shërbëtorë plot përgjegjësi, që t’i vënë pritë shpërdorimeve të fëmijëve, në Kishë e në Shoqëri!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.