2018-04-24 12:51:00

Thirrje e re e Papës për Alfie


Mbrëmë Papa Françesku botoi një tweet të ri për Alfie. Të mërkurën e kaluar Françesku u takua me babain e fëmijës, Thomasin e, në audiencën e përgjithshme ngriti fort zërin në mbrojtje të vogëlushit.

I natyrshëm, shqetësimi i Papës, në një çast kur gjykatësi caktonte një takim të ri te sotem për orën 16.30, vendimtar për Alfie-n. Diplomacia, ndërkaq, po punon. E sot në mëngjes u dha lajmi se fëmija, pavarësisht nga shkëputja e makinave, mori frymë vetë për 9 orë. Pastaj u furnizua përsëri me oksigjen. Lajmin e dha në Facebook Steadfast onlus, organizëm që, së bashku me të tjerë, po e asiston familjen e  vogëlushit anglez.

Tweet-i i Papës:

“I prekur thellë nga lutjet dhe solidariteti masiv në favor të vogëlushit Alfie Evans, e përsëris thirrjen time që të ndjehet vuajtja e prindërve të tij e të plotësohet dëshira e tyre për të provuar mundësi të tjera mjekimi”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.