2018-04-24 07:30:00

Papa Françesku: jo, të krishterëve “arrivistë e afaristë” , që “synojnë gjithnjë ta shfrytëzojnë të afërmin” dhe “të paguajnë në të zezë”.


“Zoti është poet. Dialog i pabotuar mbi politikën dhe shoqërinë”. Si mund të kontribuojë Kisha në globalizim? Me dialog. Jam i bindur se në ditët tona nuk ka gjë, që mund të realizohet pa dialog. Me kusht që të jetë dialog i sinqertë: jo dialog i tipit “e po mirë, jemi dakord!”, e pastaj, pas shpine, “të pohohet, e edhe të bëhet, krejt e kundërta!”.

 Kjo, një nga përgjigjet, që i jep Papa Dominique Wolton, në vëllimin e botuar nga Rizzoli, që tashmë doli në librari: “Zoti është poet. Dialog i pabotuar mbi politikën e shoqërinë”.

Po ndalemi vetëm tek Kapitulli II, titulluar “Fetë dhe politikat”.

“Besoj se Kisha duhet të kontribuojë duke ndërtuar ura” - vijon Françesku - sipas të cilit dialogu është “urë e madhe” ndërmjet kulturave.

I pyetur mbi rolin e OKB-së dhe të Kishës për paqen, Papa kujton se në gjirin e OKB-së “është një rrymë e shëndoshë, autokritike, që kërkon të flitet më pak e të bëhet më shumë”. Rrezik si për Kishën, ashtu edhe për OKB-në - sipas Françeskut - është ai i nominalizmit: “Të kënaqesh duke thënë ‘duhet bërë kjo e ajo’ e pastaj ta kesh ndërgjegjen të qetë e të bësh pak e aspak”. “Mbetet fakti se OKB-ja dhe Kisha janë dy gjëra të ndryshme”. “OKB-ja duhet të ketë më shumë autoritet, global e fizik. Kisha është vetëm e  vetëm autoritet moral”.

Autoriteti moral i Kishës varet nga dëshmia e anëtarëve të saj,

“E autoriteti moral i Kishës varet nga dëshmia e anëtarëve të saj, të krishterëve”. “Nëse të krishterët nuk japin dëshmi, nëse priftërinjtë bëhen afaristë e arrivistë, nëse edhe ipeshkvijtë bëjnë të njëjtën gjë…. Ose akoma, nëse të krishterët kërkojnë gjithnjë ta shfrytëzojnë të afërmin, nëse paguajnë në të zezë e nuk u bëhet fare vonë për drejtësinë shoqërore, nuk mund të thuhet se sillen si besimtarë. Të japësh dëshmi është akt i nevojshëm në të dy institucionet, por në mënyrë të posaçme, në Kishë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.