

Ne Kanada deklatarë e kryeipeshkvit të Torontos, Kardinali Collins për atentatin në ndodhi në qytet.
Kardinali Collins lutet për viktimat e sulmit të Torontos.
Kardinali Thomas Collins dhe kryedioqeza e Torontos luten për shpirtin e njerëzve, që humbën jetën e u plagosën gjatë sulmit në kryeqendrën e provincës së Ontarios. Ta ngushëllojmë njëri-tjetrin në këto çaste pikëllimi – fton Prelati i lartë
Deklaratë e kardinalit Collins
“E ftoj bashkësinë katolike të Kryedioqezës së Torontos të bashkohet rreth meje në lutje për të gjithë ata, që u vranë e u plagosën nga aksidenti i dhunshëm. U bëj thirrje të 225 kishave katolike të kryeqendrs së Torontos, të luten posaçërisht gjatë gjithë javës për njerëzit, që vuajnë. E t’i bashkojmë përpjekjet tona për t’u dhënë ngushëllim së bashku atyre, që sot janë në zi”. Kujtojmë se Toronto është një nga qytetet më të populluara të Kanadasë, me 2.731.571 banorë.
| All the contents on this site are copyrighted ©. |