2018-04-21 14:33:00

Rëndësia e lutjes: mbrëmësore për thirrjet


Me rastin e Ditës botërore të lutjes për thirrjet, sonte, në Romë, do të kremtohet mbrëmësorja dioqezane, kryesuar nga kryeipeshkvi mëkëmbës, Angelo de Donatis.

Nesër, më 22 prill, është Dita e 55-të botërore e lutjes për thirrjet. Me këtë rast 16 diakonë do të shugurohen meshtarë, gjatë një Meshe solemne, kryesuar nga Papa Françesku, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Meshtarët e rinj do ta shqiptojnë “po”-në e tyre në të Dielën IV të Pashkëve, e quajtur e Diela e Bariut të Mirë. U kushtohet edhe atyre mbrëmësorja e lutjes, sonte, në Seminarin e Madh Papnor të Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.