2018-04-20 14:16:00

Selia e Shenjtë: aderimi në “Marrëveshjen për Rrugët Kulturore Evropiane”


Me një letër të datës 21 mars 2018, Monsinjor Paul R. Gallagher, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, i komunikoi Thorbjorn Jagland, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, aderimin e Selisë së Shenjtë në Marrëveshjen e Pjesshme të Enarged mbi Rrugët Kulturore (EPA). Kështu njofton zyra e shtypit e Vatikanit. Në këtë mënyrë, Selia e Shenjtë bashkohet, si anëtare, me 31 shtetet tjera anëtare të Këshillit të Evropës që deri më tani kanë nënshkruar Marrëveshjen, të miratuar nga Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës në dhjetor 2010.

Për të përfaqësuar Selinë e Shenjtë, duke filluar nga 21 marsi i këtij viti dhe në bashkëpunim me "Misionin e Selisë së Shenjtë në Këshillin e Evropës", u emërua Imzot Maurizio Bravi, i cili gjithashtu mban zyrën e vëzhguesit të përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Organizatës Botërore të Turizmit.








All the contents on this site are copyrighted ©.