2018-04-14 16:26:00

Papa: universitetet tё jenё laboratorë tё dialogut, kundër pabarazive


Papa Françesku u takua sot paradite nё Vatikan me drejtuesit e Universitetit Villanova, universitetit më të vjetër katolik në Pensilvani tё SHBA-sё, tё cilët i ftoi t’i edukojnë të rinjtë me vlerën e unitetit të familjes njerëzore dhe tё impenjimit kundër "pabarazive tё rënda e padrejtësive  tё mëdha që shënojnë botën"

"Universitetet sipas natyrës së tyre quhen e duhet tё jenё laboratorë të dialogut dhe tё takimeve në shërbim të së vërtetës, tё drejtësisë dhe tё mbrojtjes së dinjitetit njerëzor në çdo nivel". Ketë e kujtoi sot paradite Papa Françesku, gjatë takimit ,në sallën Klementina të Pallatit Apostolik, nё Vatikan,  me shtatëdhjetë udhëheqës e administratorë të "Villanova University", universiteti katolik më tё madh e më tё vjetër në Shtetin e Pensilvanisë, në Shtete tё Bashkuara tё Amerikës, me rastin e takimit të tyre në Romë.

Studentë nё kërkimin e kuptimit tё vërtetë të jetës

Një aspekt sot urgjent i detyrës arsimore të universiteteve, veçanërisht atyre katolike, sqaroi Papa para përfaqësuesve të universitetit të themeluar në vitin 1842 në një periferi në veri-perëndim të Filadelfias, është "zhvillimi i një vizioni universal ‘katolik’ tё unitetit tё familjes njerëzore” dhe ai i “një angazhimi për solidaritetin efektiv të nevojshëm për t’i luftuar pabarazitë dhe padrejtësitë e rёnda që shënojnë botën”.

Si trashëgimtar i “shkollës” së madhe Augustiniane, qё "frymëzohet nga kërkimi i urtisë", u tha Papa Françesku anëtarëve të universitetit, të cilit i përket ekipi historik i basketbollit Villanova Wildcats, Universiteti juaj u themelua për të ruajtur dhe pёr t’u transmetuar gjeneratave tё reja të studentëve pasurinë e traditës katolike, të cilët, si shёn Agostini i ri, janё nё kërkimin e kuptimit tё vёrtetё dhe tё vlerës sё jetës sё vёrtetё".

Përgatitja e të rinjve për debate mbi të ardhmen e shoqërisë

"Shpresa ime – tha akoma Papa - është që, në çdo aspekt të jetës dhe të misionit të tij," Universiteti Villanova "do të këmbëngulë në angazhimin e tij për t’i komunikuar vlerat intelektuale, shpirtërore dhe morale që t'i përgatisin të rinjtë për të marrë pjesë me urti dhe me përgjegjësi në debatet e mëdha që ndërtojnë të ardhmen e shoqërisë".

Askush nuk më mirë se Shën Agustini, përfundoi Papa , nuk e "ka njohur shqetësimin e zemrës njerëzore derisa tё mos e  gjejë pushimin në Zotin", i cili, në Krishtin na zbulon të vërtetën më të thellë mbi jetën dhe fatin tonë. Këto ditë tё takimit tuaj në Romë "ju konfirmofshin në angazhimin tuaj nё misionin qё Universiteti ka në shërbimin e së vërtetës që na bën të lirë".








All the contents on this site are copyrighted ©.