Në lokalitetin 11 kilometra larg Jeruzalemit, Rojtari i Tokës Shenjte, atë Patton, përkujtoi dukjen e parë të Krishtit të ngjallur dy dishepujve të Tij.
Siç është traditë pas Pashkëve, në Emmaus u kremtua Mesha pontifikale me bekimin e bukëve që, më pas, iu shpërndanë shtegtarëve të pranishëm. Kremtimi u kryesua nga Rojtari i Tokës Shenjte, atë Francesco Patton. Të shumtë, besimtarët e ardhur nga famullitë e Jeruzalemit. I pranishëm edhe nunci apostolik, imzot Leopoldo Girelli.
All the contents on this site are copyrighted ©. |