2018-03-30 16:00:00

Çfarё pёrkujtojmё tё Premten e Madhe tё Pashkёve?


E Premtja e Madhe perkujton Mundimet dhe Vdekjen e Zotit tone, Jezu Krishtit. Çfarё pёrkujtojmё tё Premten e Madhe tё Pashkёve?

Vdekja e Zotit mbi kryq eshte nje mister aq i madh, sa s’ka fjale qe mund ta shpjegoje. Nuk mjaftojne shekujt per ta shpjeguar, sepse eshte nje paradoks qe tregon dashurine e Zotit. Ne te vertete Jezusi thote: “Gjithçka u krye…”, sepse ne kete çast permbushet e gjithe historia e shelbimit - e Gjoni thote: “Duke i pase dashur te vetet qe ishin ne bote, i deshi deri ne fund te fundit”. Kryqi, vdekja e Jezusit, flet pikerisht per kete dashuri, qe arrin deri ne nje kulm te padegjuar…

Shume eshte folur keto mase 2000 vjet per flijimin e Krishtit ne kryq, madje ka lindur edhe pyetja: A nuk mund te permbushej shelbimi ne nje menyre tjeter, ndoshta me pak te dhunshme? Po, eshte e vertete; por pikerisht ne ditet tona, nje studiues i madh ka vene ne dukje se vdekja e Krishtit, gjaku i Krishtit, nuk eshte pjese e kesaj dhune, sepse flijimi i Jezusit eshte flijim i viktimes se pafajshme, qe u ngarkua me mekatet e botes, ndryshe nga zakoni njerezor per t’i ngarkuar mekatet e veta mbi shpatullat e te tjereve. Jezusi beri te kunderten e asaj qe bejne zakonisht njerezit. I ngarkoi mekatet e te tjereve mbi shpatullat e veta. Prej kendej vdekja e Jezusit ka kete kuptim te thelle: shpesh fene duhet ta pranojme, me shume sesa ta arsyetojme.

Gjithsesi e keqja mbetet nje mister i thelle, qe vijon te na shkandulloje. Zoti beri diçka me te mire, sesa ta shpjegonte te keqen, domethene nuk erdhi te na jape, ne Krishtin, shpjegime diturake mbi te keqen – kete mund ta bejne edhe filozofet, madje edhe e kane bere – por erdhi per ta marre mbi vete gjithe te keqen e botes e per te fituar mbi te me te kunderten, qe eshte dashuria, prandaj Zoti ka dhene nje shenje te gjithepushtetit te tij, te cilin ne nuk do te kishim mundur kurre as ta perfytyronim. Gjithepushteti i Zotit nuk qendron ne debimin e se keqes perjashta kufijve te botes, por ne diçka shume me te madhe, ne shnderrimin e se keqes me te mire, e pikerisht kete beri Krishti ne kryq: e shnderroi nga brenda te keqen ne te mire, shnderroi urrejtjen ne dashuri e padrejtesine ne shenjterine e ne drejtesine me te larte.

Shume nuk e kane kuptuar, madje edhe jane shkandulluar, nga britma e Jezusit ne Kryq: "Zoti im! Zoti im! Pse me ke braktisur!..." Mbi te gjitha, duhet te kujtojme se ky eshte fillimi i nje Psalmi, e kur nje hebre intononte nje Psalm, kishte parasysh gjithe psalmin, prandaj ky Psalm perfundon edhe me lumni, perfundon duke folur per Sherbetorin qe ka vuajtur! Sigurisht kjo britme qe Shpirti Shenjt e vuri ne buzet e Jezusit, tregon se Krishti, si njeri, provoi ate qe mistiket e quajne prova e sketerres, dmth mungesen e Zotit. Jezusi si njeri deshi te behej solidar me ne deri ne kulmin e dhimbjes. E kulmi i dhimbjes nuk eshte fizik, kulmi arrin kur Zotit hesht, kur Zoti te leshon dore! Sigurisht e dime se ne kete ças Ati qiellor e shtrengonte Jezusin nder krahe me fort se asnjehere tjeter gjate jetes se tij, por Jezusi, si njeri, provoi edhe largimin e Zotit, dmth denimin e atyre qe e kane bjerre shpirtin!








All the contents on this site are copyrighted ©.