Tradita e kremtimit të Udhës së Kryqit në Koloseum nis me Papën Pali VI; që atëherë është bërë një nga takimet më domethënës të Javës së Madhe. Jo shumë vjet më parë Papa Gjon Pali II e mbarte vetë Kryqin deri në mbarim të Udhës së Mundimeve. Më pas, në përfundim të stacionit të parë, ua dorëzonte besimtarëve ose grupeve të ndryshme dhe e merrte përsëri në stacionin e fundit. Papa Françesku, zakonisht, e ndjek nga Kodra Palatine. Në përfundim të Udhës së Kryqit Papa u drejton besimtarëve një përshëndetje të shkurtër dhe u jep bekimin e tij apostolik. Me kërkesën e Gjon Palit II, që nga viti 1985, tekstet e meditimeve, që lexohen gjatë ndalesave të katërmbëdhjetë stacioneve të Udhës së Kryqit, u janë besuar shkrimtarëve e personaliteteve laike e fetare. Më 1999 meditimet u shkruan nga poeti Mario Luzi; më 1998 - nga teologu ortodoks, Oliver Klement; ndërsa më 1997, nga patriku Karekin I, katholichos i gjithë armenëve…
Po ju kujtojmë të gjithë autorët e meditimeve të viteve të kaluara:
2018 – Meditimet e shkruara nga 15 të rinj.
2017- Meditimet, Anne-Marie Pelletier.
2016 - Meditimet, të kardinalit Gualtiero Basseti, Kryeipeshkëv i Perugia-Città della Pieve.
2015 - Meditimet, të imzot Renato Corti, ipeshkëv nderi i Novarës.
2014 - Meditimet, të Imzot Giancarlo Maria Bregantini, Kryeipeshkëv i Campobasso-Boiano.
2013 – Meditimet e të rinjve libanezë, të udhëhequr nga Fortlumturia e tij, kardinali Béchara Boutros Raï.
2012 - Meditimet e Danilo e Anna Maria Zanzucchi, Lëvizja e Fokolarëve – Themelues të lëvizjes “Familje të Reaj”
2011 - Meditimet, motra Maria Rita Piccione, O.S.A.
2010- Meditimet dhe lutjet Kard. Camillo Ruini, Mëkëmbës i Përgjithshëm nderi i Shenjtërisë së Tij për dioqezën e Romës.
2009 - Meditimet dhe lutjet e Imzot Thomas Menamparampil, S.D.B, Kryeipeshkëv i Guwahati (Indi)
2008 - Meditimet dhe lutjet e Kard. Joseph Zen Ze-Kiun, S.D.B., Ipeshkëv i Hong Kong
2007 – Meditimet e imzot Gianfranco Ravasit
2006 - Meditimet e kard. Angelo Comastri, Mëkëmbës i Përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Qytetin e Vatikanit.
2005 - Meditimet e Kard. Joseph Ratzinger, Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.
2004 - Meditimet e Dom André Louf, murg cistercens i dëgjesës së ngushtë
2003 - Me rastin e Vitit XXV të shërbimit baritor si Ipeshkëv i Romës, Gjon Pali II zgjedh si tekste për Udhën e Kryqit meditimet e kompozuara prej tij me rastin e Ushtrimeve shpirtërore predikuar Kuries Romake më 1976, kur ishte Kryeipeshkëv i Kraków-it.
2002 - Tekstet e meditimit, të përgatitura nga 14 gazetarë të akredituar pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë:
John M. Thavis (SHBA)
Alexej Bukalov (Federata Ruse)
Henri Tincq (Francë)
Greg Burke (SHBA)
Angel Gómez Fuentes (Spanjë)
Erich Kusch (Republika Federale e Gjermanisë)
Hiroshi Miyahira (Japoni)
Jacek Moskwa (Poloni)
Marina Ricci (Itali)
Aura Miguel (Portogali)
Luigi Accattoli (Itali)
Sophie de Ravinel (Francë)
Valentina Alazraki (Meksikë)
Marie Czernin (Republika Federale e Gjermanisë)
2001- Meditimet e Shërbëtorit të Zotit, Kard. John Henry Newman
2000 – Meditimet, Shenjtëria e Tij, Gjon Pali II, i harton personalisht tekstet e meditimeve me rastin e Jubileut të Vitit 2000.
1999 - Meditimet e Mario Luzi-t, poet italiano
1998 - Meditimet e Hans Urs von Balthasar, teolog svizeran
1997 - Meditimet e Shenjtërisë së Tij, Karekin I , Katholikos Patriark i Lartë i të gjithë Armenëve.
1996 - Meditimet e kardinalit Vinko Puljiç, kryeipeshkëv i Sarajevës.
1995 - Meditimet e Motër Minke de Vries, murgeshë e bashkësisë protestante të Grandchamp (Zvicër)
1994 - Meditimet, Bartolomeu I, kryeipeshkëv i Kostantinopojës dhe Patrik ekumeni;
1993 - Meditimet, Nënë Ana Maria Canopi, abateshë e abacisë benediktine “Mater Ecclesia” në ishullin e Shën Julit (Novara);
1992 - Meditimet e kardinalit Mirosllav Vlk, kryeipeshkëv i Pragës;
1991 - Meditimet, rregulltarët shërbëtorë të Marisë, Injac Calbuig Adan e Silvano Maggiano;
1990 – Meditimet - Imzot Michel Sabbah, patrik latin i Jeruzalemit;
1989 – Meditimet - Marek Skwarnicki, shkrimtar polak;
1988 – Meditimet - Hans Urs von Balthazar, teolog zviceran;
1987 – Meditimet e kardinalit Miguel Obando Bravo, kreyeipeshkëv i Managuas (Nicaragua);
1986 – Meditimet Andrè Forssard – gazata e shkrimtar francez;
1985 – Meditimet e shkrimtarit italian, Alighero Cusano.
All the contents on this site are copyrighted ©. |