2018-03-30 14:51:00

Bazilika e Vatikanit: disa copëza të stukos bien përdhe


Një çast frike për të pranishmit, por, për fat të mirë, asnjë i plagosur nga rënia e disa fragmenteve të stukos në Shën Pjetër, dje, në orën 17.00 nga një shtyllë e navatës në anën e majtë, pak më larg nga kapela ku ndodhet shtatorja e “Pietà-së” së Mikeanxhelos. Punëtorët, menjëherë në punë për të rikthyer sigurinë, krijuan përsëri atmosferën e zakonshme në Bazilikë.

Nuk ka asnjë të plagosur e asnjë dëm të rëndë në Bazilikën, sot përsëri përplot me shtegtarë e turistë.

Ndërhyrje e menjëhershme për garantimin e sigurisë

Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke, saktësoi mbrëmë se kishte rënë një pjesëz suvaje në skajin e shtyllës. Zona e dëmtuar - shtoi - u mbyll menjëherë për publikun. Punëtorët ndërhynë sakaq dhe po punojnë për ta meremetuar suvanë e shtyllës.

Bazilika e Vatikanit është e hapur

Bazilika ka qenë gjithë ditën e hapur, dje e sot. Pasdite këtu do të mbahet kremtimi i Mundimeve të Zotit, në praninë e Papës. Të ashtuquajturit “sanpietrinë”, domethënë, punëtorët e Fabrikës së Shën Pjetrit, po vijojnë restaurimin e pjesës së dëmtuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.