2018-03-29 18:15:00

Papa, për drekë me 10 famullitarë të Romës


Siç është traditë, që nga viti i parë i papnisë, në të Enjten e Madhe, gjatë së cilës Kisha kujton edhe themelimin e meshtarisë, Papa e kaloi drekën me 10 famullitarë romakë, dioqezanë e rregulltarë. Ndër ta, njëri nga Romania e një tjetër nga Republika Demokratike e Kongos, të dy të inkardinuar në Romë.

         Edhe kësaj radhe, dreka u organizua në shtëpinë e zëvendësit të Sekretarisë së Shtetit, kryeipeshkvit Angelo Becciu. Meshtarët treguan përvojën e tyre dhe problemet e përditshme. Papa i dëgjoi me vëmendje dhe i këshilloi të jenë pranë Zotit e pranë njerëzve; si edhe të bëjnë ç’është e mundur që të varfërit të ndjehen si në shtëpi në famullinë e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.