2018-03-29 10:00:00

Imzot George Frendo: kuptimi i Treditëshit të Pashkëve


Me të Enjten e Madhe përfundojnë Krezhmët e filluara me të Mërkurën e Përhime e hyjmë kështu, në Treditëshin e Pashkëve, pra, në tri ditët gjatë të cilave përkujtohen Mundimet, Vdekja dhe Ringjallja e Jezu Krishtit. Niset me meshën e Darkës së Mbrame (in Coena Domini), arrihet kulmi me Vigjiljen e Natës së Pashkëve dhe përfundohet me mbrëmësoren e dytë në të Dielën e Pashkëve. Nga pikpamja liturgjike, Treditëshi i Pashkëve është një kremtim i vetëm. Vërtet, në meshën e Darkës së Mbrame, meshtari nuk i përshëndet njerëzit në fund, por ata shpërndahen në heshtje; të Premten e Madhe, kremtimi nis në heshtje, pa ritet fillestare e përfundon pa bekim e pa përshëndetje, në heshtje; Nata e Pashkëve fillon me ritin e dritës, pa shenjën e kryqit e pa përshëndetjen e zakonshme e, vetëm në fund, meshtari jep bekimin dhe përshëndet asamblenë. Por më hollësisht, për këtë Treditësh, flet kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo…








All the contents on this site are copyrighted ©.