2018-03-27 13:00:00

27 mars 1974: Shën Kamil de Lellis shpallej pajtor i Shëndetësisë në ushtri


44 vjet më parë, më 27 mars 1974, shën Kamil de Lellis shpallej nga Papa Pali VI pajtor i veçantë i Shëndetësisë në shërbim të ushtrisë.

Në një letër për 350-vjetorin e vdekjes së Shën Kamil de Lellis, themelues i Urdhërit të Shërbëtorëve të të Sëmurëve, Pali VI shkruante: “Shën Kamili ndihmoi gjithnjë të varfërit e të sëmurët me butësi atërore, plot ëmbëlsi, duke derdhur shpesh shumë lot në këtë detyrë, i vetëdijshëm se i shërbente Krishtit tek njeriu”. Në këto fjalë, kuptimi i jetës së shenjtit dhe karizma e kamilianëve, sot, përhapur në gjithë botën.








All the contents on this site are copyrighted ©.