2018-03-26 14:18:00

Ngushëllimet e Papës për viktimat e atentateve në Francë


Pas atentateve tragjike në Francë, në Carcassonne dhe në Trèbes, që shkaktuan shumë të vdekur, Papa Françesku, në një mesazh për ipeshkvin e dioqezës, imzot Alain Planet, shpreh dhimbjen e tij, duke ia besuar viktimat mëshirës së Zotit dhe, duke u bashkuar me dhimbjen e të dashurve të tyre. Në veçanti, kujton aktin heroik të tenent-kolonelit Arnaud Beltrame, i cili dha jetën për të mbrojtur jetë të tjera njerëzore.

         “Shpreh solidaritetin tim me të plagosurit dhe me familjet e tyre, si edhe me gjithë njerëzit e prekur nga kjo tragjedi – shkruan Papa – duke i kërkuar Hyut t’i ngushëllojë. Dënoj sërish këto akte dhune, që shkaktojnë shumë vuajtje dhe i lutem me zjarr Zotit për dhuratën e paqes”. Së fundi, Ati i Shenjtë i kërkon Hyut t’i bekojë familjet dhe të gjithë francezët.








All the contents on this site are copyrighted ©.