2018-03-20 14:47:00

Shën Gjon Nepomuçeni, meshtar e martir


Kisha Katolike përkujton sot, 20 mars, shën Gjon Nepomuçenin, meshtar e martir. Emri i tij do të thotë në hebraisht “Zoti është i mirë”, ose “dhuratë e Zotit”. Lindi në vitin 1330 në Nepomuk të Bohemisë, u shugurua meshtar në Pragë dhe u bë predikator i oborrit të mbretit Vençeslau IV. Gruaja e mbretit, Xhovana e Bavierës, pasi e njohu, e zgjodhi si rrëfyes. Mbreti, i korruptuar, dyshonte gjithnjë se Xhovana e tradhtonte, prandaj e mundonte shpesh. Iu drejtua edhe Gjonit, për të marrë vesh ç’i thoshte gruaja në rrëfim. Por shenjti nuk i tregoi, duke e ruajtur deri në fund sekretin e rrëfimit. Kjo vendosmëri e tij bëri që mbreti ta dënonte me vdekje e ta hidhte në lumin Moldava, pas torturave të shumta. Ndërmjet këmbës së gjashtë e të shtatë të urës, njerëzit e mbretit e hodhën në lumë shenjtin, martir të rrëfimit, që u mbyt pa mundur t’i bënte ballë korrenteve të rrëmbyeshme. Ishte viti 1383.








All the contents on this site are copyrighted ©.