Thirrje e fuqishme e Papës gjatë Meshës në San Giovanni Rotondi, para rikthimit në Vatikan.
“Sot, më mizorisht se në të kaluarën, fëmijët e pleqtë përjashtohen, sepse nuk shërbejnë, nuk prodhojnë”.
Papa rikujtoi kohët e fëmijërisë së tij si dhe mësimet që mori në shkollë lidhur me zakonet e spartanëve, të cilët qenë mësuar t’i mbysnin fëmijët e lindur me gjymtime. Gjë prej gjëje nuk ka ndryshuar në botën e sotme - nënvizoi me forcë Ati i Shenjtë - madje sot ka shumë më tepër mizori. Pleqtë e fëmijët lihen mënjanë. E prandaj - shpjegoi - “Krishti është lënë mënjanë”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |