

Statistika, histori e dëshmi nga një konflikt dramatik: kjo është dosja me titull “Mbi lëkurën e tyre. Të detyruar të bëjnë gjithçka për të mbijetuar”, publikuar online nga Karitasi Italian, në përvjetorin e shtatë të luftës në Siri.
Rreth 13 milionë njerëz jetojnë në kushte tejet të këqia, ndërsa 3 milionë fëmijë nuk mund të frekuentojnë shkollën. Vetëm në vitin 2017, numri i civilëve të vdekur, për shkak të bombardimeve, është katërfishuar në krahasim me vitin e mëparshëm, duke e rritur numrin e përgjithshëm deri në gjysëm milion. Karitasi Italian, së bashku me organizata të tjera bamirëse ndërkombëtare, punon përkrah vendasve për të mbështetur popullsinë siriane dhe refugjatët në vendet fqinjë.
| All the contents on this site are copyrighted ©. |