Më 2 mars 1876 lindte, në Romë, Eugenio Pacelli, i biri i Filipit dhe i Virgjinias, i cili më 2 mars 1939 ulej në fronin e Shën Pjetrit me emrin Piu XII.
Sot, në Kishën e Shën Anës, në Vatikan, imzot Guido Marini, mjeshtër i kremtimeve liturgjike papnore, do të kremtojë një Meshë për kujtim të Papës, që u thirr Pasor Angelicus e që ndërroi jetë më 9 tetor 1958.
All the contents on this site are copyrighted ©. |