2018-03-10 07:30:00

Don Dominik Qerimi: siç thotë Papa, të rinjtë duhet të ëndërrojnë


Këtë vit, Sinodi i Ipeshkvijve, që do të mbahet në tetor, në Vatikan, u kushtohet pikërisht të rinjve. E Papa Françesku u ka kërkuar mendime, sugjerime, opinione për tematikat, që do të trajtohen në Sinod, por edhe i ka nxitur të përgatiten. Etapë përgatitore do të jetë pikërisht Dita Botërore e Rinisë, që do të kremtohet më 25 mars, në nivelin dioqezan.

Ati i Shenjtë  Françesku u bën thirrje të rinjve të ëndërrojnë, të mos mbyllen në dhoma të errta, brenda vetes, të hapin dritaret për të parë botën e jo vetëm kompiuterin apo telefonin celular. I kërkuam një koment për këtë salezianit shqiptar, don Dominik Qerimi, drejtor i Kolegjit dhe i Oratorit “Don Bosko” në Gjilan të Kosovës. Ta dëgjojmë, në mikrofonin e don David Xhuxhës…








All the contents on this site are copyrighted ©.