2018-03-09 11:50:00

Vizita baritore e Papës në Pietrelcina e San Giovanni Rotondo


Me rastin e  100- vjetorit të dukjes së plagëve të Shën Piut nga Pietrelçina dhe të 50-vjetorit të vdekjes së tij, të shtunën, më 17 mars, Papa Françesku, siç ka njoftuar, do të shkojë për vizitë baritore në Pietrelçina, dioqeza e Beneventos  dhe në San Giovanni Rotondo, dioqeza e Manfredonia-Vieste-San Giovanni Rotondo. Sot Salla vatikanase e Shtypit botoi programin e shtegtimit të Françeskut në vendet kryesore, ku shkeli Atë Piu.

Petrelcina  

Papa do të arrijë me helikopter në Pietrelcina, në orën 08.00 të mëngjesit: së pari do të lutet për pak çaste në Kapelën e “Shën Françeskut”, para vidhit të varrëve; pastaj, takimi me besimtarët në Sheshin para Sallës liturgjike të Piana Romana. Në përfundim, përshëndetja drejtuar bashkësisë së Kapuçinëve të Pietrelçinës dhe një përfaqësie besimtarësh.

San Giovanni Rotondo

Në orën 09.30 parashikohet, pastaj, zbritja në San Giovanni Rotondo. Takimi i parë, në “Shtëpinë e Lehtësimit të Vuajtjes”. Nga sheshi përballë Spitalit, Ati i Shenjtë do t’i përshëndesë e do t’i bekojë të sëmurët, pa zbritur nga automobili, pastaj do të takohet me fëmijët e repartit të Onkoematologjisë Pediatrike.

Në përfundim, do shkojë në Shenjtëroren e Shën Marisë së Hireve, ku do të nderojë trupin e Shën Piut dhe Kryqin e plagëve. Pastaj, bashkëkremtimi eukaristik në tremen e Kishës së Shën Piut. E, së fundi, përshëndetja me disa autoritete e besimtarë. Nisja, nga fusha sportive e San Giovanni Rotondo parashikohet  për orën 13.00 e arrija në Vatikan, në orën 14.00.








All the contents on this site are copyrighted ©.