2018-03-08 12:36:00

Të rinjtë, autorë të tekstit të Udhës së Kryqit në Koloseum


Do të jenë të rinjtë, autorët e meditimeve të Udhës së Kryqit të sivjetme, kryesuar nga Papa Françesku në Koloseum, të Premten e Madhe të Pashkëve. Njoftimin e dha sot, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke.

Të rinjtë e zgjedhur për të shkruar tekstet janë nxënës të një liceu klasik në Romë e do të koordinohen nga profesori i tyre i mësimit të fesë, Andrea Monda, i laureuar në jurisprundencë e në shkenca fetare, shkrimtar e eseist.








All the contents on this site are copyrighted ©.