2018-03-07 16:52:00

Kardinali Parolin mbi emigracionin: “duhet bashkëpunim”


“T’i ndjejmë si tonat vuajtjet e të tjerëve”: këtë nënvizoi Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, në asamblenë e përgjithshme të Komisionit Ndërkombëtar Katolik për Emigracionin, mbledhur këto ditë në Romë, me temë “Të rivendosim dinjitetin, të frymëzojmë ndryshime”. Prelati theksoi nevojën për ta konsideruar ndryshe fenomenin e emigracionit: “Duhet t’i ndjejmë në mish e në lëkurë vështirësitë e të tjerëve”. “Nuk janë numra, por njerëz”, siç thotë edhe Papa Françesku. Sipas kardinalit, qasja e re ndaj fenomenit duhet bazuar mbi kulturën e takimit e të mikpritjes, duke u impenjuar në krijimin e një këndvështrimi pozitiv mbi emigracionin e duke e braktisur kulturën e hedhurinave. Të rinjtë, mendon kardinali Parolin, janë motorr i fuqishëm për këtë, sepse kanë qëndrim pozitiv, janë mësuar ta konsiderojnë si të natyrshëm fenomenin e emigracionit.








All the contents on this site are copyrighted ©.