2018-03-04 08:30:00

Në shërbim, jo shërbëtore: Françesku për çështjen femërore në Kishë


Më shqetëson vijimi, në shoqëri e në Kishë, i një farë mendësie mashkullore, më shqetëson gjithashtu fakti se edhe në Kishë, shërbimi për të cilin janë të thirrur të gjithë, mund të shndërrohet nganjëherë në skllavëri. Janë fjalë të qarta këto, që Papa i përdor duke iu drejtuar një gruaje, Maria Tereza Compte Grau, shkrimtare spanjolle, autore e librit “Dhjetë gjëra, që u propozon Papa grave”, i cili do të paraqitet më 7 mars, në Madrid. L’Osservatore Romano botoi, të premten, letrën  e falënderimit që ia drejtoi Françesku - Compte Grau. E pikërisht me këtë letër hapet vëllimi, së bashku me hyrjen në tekst.

Shërbim, jo skllavëri

Papa shpreh qartë shqetësimin e  tij  “për aktet e dhunës kundër gruas, që e shndërrojnë në objekt keqtrajtimi, trafiku, fitimi, ashtu si dhe  shfrytëzimi  në publicitet e në industrinë e konsumit e të dëfrimit”. Më shqetëson edhe fakti se, deri në gjirin e Kishës - vijon - roli i shërbimit, për të cilin është i thirrur çdo i krishterë, shndërrohet nganjëherë, në rastin e grave, në rolin e shërbëtores e jo të atij a të asaj që shërben”.

Të punohet për teologjinë e gruas

Më se një herë Papa ka folur për çështjen femërore brenda Kishës e, në hyrjen e librit të shkrimtares spanjolle, citon dy raste. I pari, më 28 korrik 2013, gjatë fluturimit të kthimit nga Rio de Zhanejro e i dyti, gjatë intervistës me jezuitin, atë Antonio Spadaro. Në të dyja rastet, kërkoi një teologji të posaçme të gruas në gjirin e Kishës.








All the contents on this site are copyrighted ©.