2018-03-03 07:30:00

Shenjtorët e javës 4 – 11 mars


E diel 4 mars, Kisha katolike kremton të Dielën e 3-të të kohës së Kreshmëve, gjithnjë më 4 mars kalendari përkujton shën Kazimirin, pajtor i Lituanisë. 

Nga liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele mësojmë se "Pashka e Judenjve po afrohej dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem," vëren shën Gjoni ungjilltar. Pashkët po afrohen edhe për ne dhe Liturgjia e Fjalës së Zotit na bashkon edhe një herë me grupin e dishepujve që shoqërojnë Jezusin. Liturgjia hapet me prezantimin e "dhjetë fjalëve" (Dhjetë Urdhërimeve) të Besëlidhjes së Vjetër; këto ishin fjalët e para që i dëgjonin izraelitët dhe në një farë mënyre përbënin themelin e besimit të tyre. Gjoni ungjilltar nuk mjaftohet me prezantimin e Jezusit, i cili, si profetët e lashtë, na thërret për adhurimin e kultit të vërtetë; ai shkon edhe matej dhe pohon se Jezusi - se pikërisht Krishti i vdekur dhe i ngjallur - është tempulli i vërtetë i Hyjit.

Të hënën më 5 mars, kalendari përkujton shën Luçianin I, papë; shën Adrianin, martir; shën Gjon Jozefin e Kryqin, meshtar françeskan.

Të martën më 6 mars, kalendari kishtar përkujton shën Rozën nga Viterbo, virgjër françeskane. Shën Vitorinin, shën Marçano-n.

Të mërkurën më 7 mars, kalendari kishtar përkujton shën shenjtorët Perpetua e Feliçita, martirë.

Të enjten më 8 mars, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin e Zotit, themelues i rregulltarëve Fatebenefratelli, pjtor qiellor i infermierëve e punonjësve të spitaleve.

Të premten më 9 mars, kalendari kishtar përkujton shën Françeskën romake.

Të shtunën më 10 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sipliçin, papër.

Të dielën e ardhshme më 11 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 4-të të kohës së Krezhmëve, e gjithnjë më 11 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sofronin, ipeshkëv i Jerusalemit








All the contents on this site are copyrighted ©.