2018-02-26 12:30:00

Kishat e Evropёs nё Tiranë mbi vokacionet e shenjta: "Në Fjalёn Tёnde. Vokacionet sot në Evropë "


"Në Fjalёn Tёnde. Thirrjet e shenjta sot në Evropë",  kjo tema e takimit që do të mbahet në Tiranë nga 28 shkurti deri më 3 mars, promovuar nga Kёshilli i Konferencave Ipeshkёvnore tё Evropёs (CCEE). Mbledhja do të ketё disa momente diskutimi nё mbledhjen plenare e nё takimin e grupeve të punës për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave ne fushën e vokacioneve të shenjta. Hapësirë ​​të mjaftueshme do t’i kushtohet dëgjimit rreth aktiviteteve dhe projekteve qё janё realizuar nga Konferencat Ipeshkvnore të vendeve ndryshme "për promovimin e shqyrtimit vokacional dhe shoqërimin e të rinjve në udhën e tyre të reflektimit mbi thirrjen e shenjtё".

Gjatë takimit, delegatët e Konferencave tё ndryshme Ipeshkёvnore evropiane - lexohet në programin e kёsaj ngjarjeje - do të bëjë edhe një shtegtim në Shenjtёroren kombёtare tё Zojёs sё Këshillit të Mirë (pajtore qiellore e Shqipërisë) në Shkodër, ku  do të vizitojnë muzeun-ish burgun (në afërsi të manastirit aktual të murgeshave Klarise ) e policisë sekrete shqiptare ("Sigurimi") në kohën e regjimit komunist.

Jeta e 38 martirëve shqiptarë të vrarë për shkak tё besimit e fesё sё tyre", është imazhi i një vokacioni jetuar deri nё fund tё fundit me fe e besnikёri ndaj Zotit e nё shёrbim tё popullit, njё thirrje autentike ajo e martirёve qё ende dëshmon pasuritë shpirtërore të Kishës shqiptare në një vend ku regjimi totalitar donte të bënte vendin një realitet ateist".

Takimi promovohet nga seksioni Vocations-Evs (Shërbimi Evropian i Vokacioneve), udhëhequr nga ipeshkvi i Como-s, Imzot Oscar Cantoni dhe nga komisioni tё Rinjtё pranё Kёshillit tё Konferencave Ipeshkёvnore tё Evropёs (Ccee), kryesuar nga kryepeshkvi i Luksemburgut, Imzot Jean-Claude Hollerich. Takimi zhvillohet në Tiranë me ftesën e ipeshkvit tё Lezhёs, imzot Ottavio Vitale, përgjegjës për baritorinё e thirrjeve (vokacioneve) pranё Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipёrisё.








All the contents on this site are copyrighted ©.