2018-02-26 10:44:00

Dëborë në Vatikan


Roma e Vatikanit, si dhe krejt Italia po përjetojnë një të ftohtë tё veçantё. Në Romë, sё bashku me tё ftohtit, natën qё kaloi, erdhi edhe bora, e cila e veshi me të bardhë qytetin e amshuar dhe Vatikanin, duke i dhёnё, nё mёngjesin e sё hënës, njё pamje tejet tё bukur.

Koloseu ёshtë veshur me të bardhë, si edhe Sheshi Shën Pjetrit në Vatikan e tё gjitha monumentet tjera kudo nё Romё, por në anën tjetër bora ka paralizuar sot  qarkullimin e kёndej edhe jetën publike. Pra, kryeqyteti italian u mbulua me borë kёtё të hënë në mëngjes. E kujtojmë se që nga viti 2012, nuk binte borë në Romё. Tё ftohtit ka pёrfshirё prej ditёsh disa rajone të Italisë.

Nё Romё sot po edhe nesër të gjitha shkollat ​​dhe kopshtet janё të mbyllura. Kryetarja e bashkisё u bëri thirrje banorëve të Romёs të lëvizin sa më pak të jetë e mundur. E gjithë Italia aktualisht është goditur nga një tё ftohtë tё pazakontë. Në rajonin malor tё Apeninit, temperaturat kanё regjistruar deri minus 20 gradë Celsius gjatë natës. Mbrojtja Civile ka ndёrmarrё masa tё jashtёzakonshme. Bora e tё ftohtit në Italinë veriore nuk janё tё pazakontë, por në jug dhe pёrgjatё bregut tё detit rrallë bie borë.








All the contents on this site are copyrighted ©.