
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi njëzëri, dje pasdite, armëpushimin 30-ditor në Siri. Rezoluta e OKB-së siguron, përveç dërgimit të karvaneve humanitare dhe transferimit të të lënduarve dhe të sëmurëve, tërheqjen e menjëhershme të rrethimit në zonën lindore të Ghouta, ku rreth 400,000 njerëz jetojnë nё njё "ferr në tokë", siç pohon Sekretarit i Përgjithshëm i OKB-sё Antonio Guterres.
Sekretari ripohoi se "përpjekjet për të luftuar terrorizmin nuk i zëvendësojnë këto detyrime humanitare. Ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut kërkon që në çdo kohë e rrethana të mbrohen civilët dhe infrastrukturat civile". Marrëveshja u arrit në sajë të ndërmjetësimit të ambasadorëve të Suedisë dhe Kuvajtit, të cilët pas dështimit të votimit të parë punuan të premten në mbrëmje në një dokument të ri ndërmjetësimi, i cili arriti miratimin e përgjithshëm pas negociatave të gjata dhe të vështira.
Në dokument, nuk është specifikuar data e fillimit, ndërkohë që është specifikuar se armëpushimi nuk do të zbatohet ndaj operacioneve ushtarake që zhvillohen kundër formacioneve Da'eh, Al Qaeda dhe Al Nusra.
| All the contents on this site are copyrighted ©. |