2018-02-24 16:57:00

Papa Françesku: imzot Semeraro, “Ushtrimet shpirtërore janë tashmë reformë në zhvillim”


“Reforma vë në lëvizje organizatat, ndryshon strukturat, por ndryshimi kryesor, që duhet bërë, e në mënyrë të përhershme, është ai i mendësisë”. Ky, opinioni i sekretarit të Këshillit të kardinajve, ipeshkvit të Albanos, imzot Marcello Semeraro, në një intervistë dhënë Vatican News, pak ditë para takimit 2018 të C9(Grupit të nëntë kardinajve këshilltarë të Papës), në program për nesër, 26 shkurt. Ipeshkvi flet për vizitën e tij në Shtëpinë e Mësuesit Hyjnor, gjatë Ushtrimeve shpirtërore të Kuries Romake,  për të përshëndetur Atin e Shenjtë e për ta siguruar për lutjen e dioqezës. “Pata një bisedë të shkurtër me të, në përfundim të meditimit - tregon - Ati i Shenjtë nënvizoi edhe një herë se Ushtrimet shpirtërore, që ndërpresin punën e zakonshme, janë reflektim, i cili i mbledh njërin pranë tjetrit Atin e Shenjtë dhe bashkëpunëtorët e Kuries, që e ndihmojnë. Vetë Ushtrimet shpirtërore ‘janë reformë në zhvillim’”. Përsa i takon punës së C9, “shikimi nga ana e Këshillit të kardinajve mbi dikasteret themelore, është në fazën përfundimtare. Domethënë, në çastin e një rileximi, edhe duke u nisur nga reflektimi mbi punën e kryer - shton imzot Semeraro. - Puna e bërë na ndihmoi të sqarojmë disa çështje, të cilat në fillim nuk dukeshin urgjente”.

Të reformosh, do të thotë të vihesh në përkim me paradigmën e misionaritetit. Së fundi, sipas prelatit: “Papa kërkon nga ne një  këndvështrim të ri, pa përjashtuar mundësinë se mund të na bëjë dhuratë edhe një dokument të ri, kushtuar vijës së papnisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.