2018-02-23 12:29:00

Papa Françesku: Kisha duhet të hapet pa frikë e jo të mumifikohet


“Shpirti Shenjt fluturon edhe jashtë e punon edhe jashtë [Kishës]. Me citimet e me gjithçka na thatë na bëtë të shohim si punon edhe në jo besimtarët e në njerëzit e feve të tjera: është universal, është Shpirti i Zotit për të gjithë. Edhe sot ka ‘Kornelë’, ‘centurionë’, ‘roje të burgut të Pjetrit’, që e kërkojnë Hyjin, ose dinë ta kuptojnë, kur dikush i thërret”. Me këto fjalë, Papa Françesku falenderoi sot meshtarin portugez, don Josè Tolentino Mendonça, teolog e poet i njohur në të gjithë botën, predikatari i ushtrimeve shpirtërore të Papës e të Kuries Romake në Shtëpinë e “Mësuesit Hyjnor” në Ariccia.

Të jemi të butë ndaj veprimit të Shpirtit Shenjt

“Faleminderit – i tha Françesku - për thirrjen që t’i hapim dyert e Kishës pa frikë, pa zemërngurtësi, të jemi të butë ndaj veprimit të Shpirtit Shenjt, pa u mumifikuar në strukturat tona, që mbyllen në vetvete”. Predikatarin, Papa e falenderoi sidomos se u përçoi atij dhe kardinajve ndjesinë e të qenit Kishë, “grigjë e vogël”, e cila nuk duhet zvogëluar akoma, duke përdorur mendësinë burokratike të kësaj bote. “Faleminderit – tha Papa – që na kujtuat se kisha nuk është kafaz për Shpirtin Shenjt”.

Dita e agjërimit dhe e lutjes për paqen

Së fundi, duke i kërkuar të lutet për të e për të gjithë të pranishmit, Papa Françesku kujtoi se ushtrimet shpirtërore, që përfunduan sot, në të vërtetë, vazhdojnë me Ditën e agjërimit e të lutjes për Sudanin e Jugut, Kongon e Sirinë, shpallur nga vetë Ati i Shenjtë gjatë Engjëllit të Tënzot të 4 shkurtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.