2018-02-20 15:11:00

Dom Simo Luliç: mbi Fjalën e Zotit në jetën e përditshme


Nga Sinodit mbi të rinjtë që do të zhvillohet në Vatikan në tetor 2018 e deri te Bibla – Fjala e Zotit në jetën e çdo të krishteri, që është i thirrur nga Kisha ta vërë në të jetës. Mbi këto dy argumenti flasim me meshtarin e kryedioqezës së Tivarit, në Mal të Zi, dom Simo Luliç, i cili aktualisht është duke përfunduar studimet në shkencat biblike pranë Institutit Biblik Papnor, në Romë, me tezën e doktoratës mbi ‘Tundimet e Jezusi’ sipas Ungjijve. Ta dëgjojmë bisedën radiofonike të dom David Gjugjës me priftin shqiptar nga Tivari i Malit të Zi, biblisti dom Simo Luliç........

“Të injorosh Shkrimin Shenjtë – Biblën është si të injorosh Krishtin”: kështu pati pohuar Shën Jeronimi duke kujtuar nevojën që ka çdo i krishterë të jetojë në kontakt dhe në dialog personal me Fjalën e Zotit që na është dhuruar në Shkrimin Shenjtë. E dialogu për të qenë i tillë duhet të ketë gjithmonë dy përmasa: Nga një anë duhet të jetë një dialog me të vërtetë personal, sepse Zoti flet me secilin prej nesh nëpërmjet Shkrimit Shenjtë dhe ka një mesazh për seicilin. Duhet të lexojmë Shkrimin Shenjtë jo si fjalë e së kaluarës por si Fjalë e Zotit që na drejtohet edhe ne dhe të përpiqemi të kuptojmë çfarë don të na thotë Zoti

Nga ana tjetër Shkrimi Shenjtë duhet lexuar në bashkim me Kishën e gjallë për të mos rënë në një interpretim individualist, shpeshherë i kushtëzuar nga koha dhe nga modat. Nuk duhet të harrojmë kurrë se Fjala e Zotit i kapërcen kohërat. Opinionet njerëzore shkojnë e vijnë. Çka sot është tepër moderne, nesër do të jetë tepër e vjetër. Fjala e Zotit, përkundrazi, është Fjala e jetës së amshuar, ka në vetvete përjetësinë, atë çka vlen përgjithmonë. Duke pasur brenda nesh Fjalën e Zotit, mbartim në vetvete, pra, të përjetshmen, jetën e amshuar.

Kisha, nuk jeton vetvetiu por nga Ungjilli dhe gjithnjë nga Ungjilli gjithmonë e rishtas, nxjerrë udhëzime për udhëtimin e saj. Ky është element që çdo i krishterë duhet ta pranojë e ta zbatojë në vetvete. Prandaj Vetëm kush vihet në dëgjim të Fjalës mund të bëhet pastaj kumtues e dëshmitar i saj. E në fakt ai nuk duhet t’u mësojë të tjerëve diturinë e vet por diturinë e Zotit, që shpesh duhet si budallallëk në sytë e botës .

Dom Simo Luliç na fton të praktikojmë Leximin dhe meditimin e Shkrimit Shenjtë, leximi i kundruar dhe i lutur i Fjalës së Zotit. Ai lexim kërkon që të rrihet një kohë e gjatë përmbi një tekst biblik, duke e lexuar dhe e rilexuar, thuajse duke e ‘ripërtypur’ siç thonë Etërit e Kishës, dhe duke e shtrydhur gjithë ‘lëngun’, që të ushqejë meditimin dhe kundrimin e që pastaj të arrijë të lagë si limfë jetën konkrete.

Dëgjimi i Fjalës së Zotit bëhet i kotë nëse nuk zbatohet në prakitë në jetën e përditshme: shembulli është Maria Virgjër e cila fliste e mendonte me fjalët e Zotit. Ashtu si Maria, Kisha e me të çdo besimtar i krishterë duhet të jetë një vajzë e urtë e Fjalës hyjnore dhe ta shpallë gjithnjë me besim të ngultë, kështu që e gjithë bota duke e dëgjuar të besojë, duke besuar të shpresojë e duke shpresuar të dashurojë.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.